Plagosen dy persona në afërsi të gjykatës në Pejë -detaje nga rasti

Të shtëna me armë zjarri pati sot në afërsi të gjykatës Themelore në Pejë. Nga të shtënat me armë zjarri janë lënduar rëndë dy persona të cilat sipas informacioneve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë personin e dyshuar në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin Prokurori…

Lajme

17/10/2025 17:13

Të shtëna me armë zjarri pati sot në afërsi të gjykatës Themelore në Pejë.

Nga të shtënat me armë zjarri janë lënduar rëndë dy persona të cilat sipas informacioneve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë personin e dyshuar në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin Prokurori i Krimeve të Rënda dhe të gjitha njësitë policore janë duke u marrë me rastin.

Aktualisht janë duke u kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes nga njësitë relevante.

Sipas dyshimeve viktimat janë qëlluar me dy armë zjarri nga personi i dyshimtë./Lajmi.net/