Pjanic zgjedh klubin për sezonin e ri
Juventus ka bërë gati kontratë të re për mesfushorin, Miralem Pjanic.
Sport
Miralem Pjanic do të mbetet në Juventus.
Mediat italiane raportojnë se mesfushori boshnjak ka ofertë për vazhdimin e kontratës me “Bianconerët”.
Edhe pse kërkohet nga Manchester United, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Barcelona, Pjanic prapë mbetet element i rëndësishëm te ekipi nga Torino, përcjell “lajmi.net”.
Me kontratën e re, Pjanic do të lidhet me Juventusin deri më 30 qershor 2023 me pagë vjetore në rritje nga 4.5 në 6 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/