Pjanic te Barcelona, Fati te Juventus

Barcelona po mundohet të shtyjë Arthur Melon drejt Juventusit si pjesë e marrëveshjes për Miralem Pjanic, ndërsa kampionët e Serie A po pyesin për mundësinë e përfshirjes së Ansu Fati.

Sport

26/05/2020 17:55

Shkëmbimi do të ishte bërë tashmë nëse Arthur nuk do të refuzonte përfshirjen në këtë marrëveshje.

Braziliani vazhdon të refuzojë çdo transferim, gjë e cila po irriton skuadrën e Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Derisa Barcelona po has në vështirësi për të bindur Arthurin, Juventus po mendon të shikojë alternativa tjera.

Fichajes.net bën të ditur se Ansu Fati mund të shkojë në Torino, duke u shkëmbyer me Pjanic.

17 vjeçari mund të luajë në formacionin 4-3-3 të Maurizio Sarrit.

Fati këtë sezon te Barcelona ka shënuar pesë gola në 24 ndeshje konkurruese, ndërsa ka kontratë me katalanët deri në vitin 2022./Lajmi.net/