Piloti 19-vjeç la një mesazh në qiell për koronavirusin

Të martën rreth orës 4 të mëngjesit, një aeroplan i vogël u ngrit nga aeroporti i Harford County pranë Churchville, Maryland.

Fun

01/05/2020 19:10

Gjatë dy orëve të ardhshme, piloti fluturoi në një rrugë komplekse dhe kur shikohet rezultati në fund, ai kishte përshkruar një rrugë që kishte shënuar një mesazh interesant: “FUCK COVID 19”.

Piloti ishte një student 19-vjeçar i Universitetit Towson me emrin Greggor Hines. (Avioni i përket babait të tij.)

Kështu, me njërin sy në aplikacionin që i tregonte rrugën, Hines kishte shkruar me kujdes mesazhin e tij ndërsa fluturoi me aeroplanin e tij, transmeton Telegrafi.

Ai kishte mësuar të fluturojë me aeroplanin e babait të tij që kur ishte 9-vjeç.