Phoenix Suns me një këmbë në gjysmëfinale, mposhtin Denver Nuggets në ndeshjen e tretë të “Play Off-it”

Phoenix Suns po vazhdojnë me paraqitje fantastike këtë sezon.

Sport

12/06/2021 08:27

Pas Lakers, Suns janë afër ta eliminojnë edhe Denver Nuggets në kuadër të çerekfinales së “Play Off-it” të NBA, shkruan lajmi.net.

Tani, me fitoren e mbrëmshme, Suns avancojnë në serinë e ndeshjeve të “Play Off-it” me rezultatin 3-0.

Rezultati i çerekëve, Denver Nuggets – Phoenix Suns: (27-37), (28-22), (21-31) dhe (26-26).

Basketbollistët më të mirë për Denverin ishin, Nikolla Jokic i cili arriti triple-double me 32 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime dhe Morris me 15 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

Për Suns më të mirët ishin, Devin Booker me 28 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime bashkë me PAul 27 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.

Rezultati përfundimtar, Denver Nuggets 102–116 Phoenix Suns./Lajmi.net/

YouTube player