Pesë trajnerët që mund ta zëvendësojnë Gattuson te Napoli

Sipas gazetës italiane, “Il Mattino”, Napoli dhe trajneri Gennaro Gattuso do ndajnë rrugët në fund të sezonit dhe presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis është duke konsideruar pesë kandidatë për ta zëvendësuar teknikun italian.

Sport

03/03/2021 12:35

Napoli gjendet në pozitën e katërt në tabelë, tri pikë prapa Atalantas dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton lajmi.net.

Ata janë eliminuar nga Liga e Evropës dhe Kupa e Italisë dhe thuhet se lidhja mes Gattusos dhe De Laurentiis nuk është fare e mirë.

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë do ndajë rrugët me Napolin në fund të sezonit, kur t’i skadoi kontrata.

Sipas gazetës në fjalë, De Laurentiis është duke konsideruar pesë kandidatë që ta zëvendësuar Gattuson.

Ish trajnerët e Napolit, Rafael Benitez dhe Maurizio Sarri janë në listë, edhe pse ky i fundit i refuzoi gjatë janarit.

Trajneri i Hellas Veronas, Ivan Juric, i Sassuolos, Roberto de Zerbi dhe i Spezias, Vincenzo Italiano janë kandidatët potencial.

Mbetet të shihet se cili nga trajnerët në fjalë do e zëvendësojnë Gattuson./Lajmi.net/