Pesë të lënduar nga aksidenti në Shtërpcë, policia jep detaje

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në Shtërpcë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, pohoi se aksidenti ndodhi në Biti të Poshtme, ku u përfshin dy automjete. Veseli bën me dije se njëri automjet kishte targa vendore, e tjetri të Maqedonisë së Veriut. “Si…

Lajme

26/09/2026 18:38

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në Shtërpcë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, pohoi se aksidenti ndodhi në Biti të Poshtme, ku u përfshin dy automjete.

Veseli bën me dije se njëri automjet kishte targa vendore, e tjetri të Maqedonisë së Veriut.

“Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes” tha ai.