Renditja e FIFA-s, ngritët Kosova

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në renditjen e FIFA-s pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” morën tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e parë të këtij cikli të Ligës së Kombeve, duke dominuar ndaj irlandezëve dhe duke e merituar fitoren, pavarësisht se rezultati përfundimtar ishte minimal. Falë këtij triumfi, Kosova…

Sport

26/09/2026 18:14

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në renditjen e FIFA-s pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” morën tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e parë të këtij cikli të Ligës së Kombeve, duke dominuar ndaj irlandezëve dhe duke e merituar fitoren, pavarësisht se rezultati përfundimtar ishte minimal.

Falë këtij triumfi, Kosova ka kaluar Bolivinë në renditjen botërore dhe tashmë pozicionohet në vendin e 77-të. Para saj renditen Austria dhe Izraeli, ndërsa Irlanda ndodhet një pozitë më poshtë.

Kosova ka mundësi të fitojë edhe më shumë pikë në renditjen e FIFA-s nëse arrin rezultat pozitiv ndaj Austrisë, e cila aktualisht renditet në vendin e 23-të në botë.

Ndërkohë, ngritje në renditje ka pasur edhe Shqipëria. Kuqezinjtë kanë përfituar nga humbja e Hondurasit në shtëpi ndaj Surinamit dhe tashmë renditen në pozitën e 66-të.

Shqipëria sot do të përballet me Bjellorusinë, në një ndeshje ku synon fitoren, ndërsa Kosova ka udhëtuar drejt Austrisë, ku të dielën, nga ora 18:00, do të përballet me kombëtaren austriake.