Protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së edhe në Gjermani e Finlandë
Protesta në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK’së, janë mbajtur edhe në vendet e Evropës. Platforma Liria ka Emër, ka njoftuar për të tilla në Gjermani dhe në Finlandë, më saktësisht në Hamburg dhe Helsinki. Nga pamjet e ndara të LKE’së, shihet numër i madh pjesëmarrësish që dëgjohen me…
Lajme
Protesta në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK’së, janë mbajtur edhe në vendet e Evropës.
Platforma Liria ka Emër, ka njoftuar për të tilla në Gjermani dhe në Finlandë, më saktësisht në Hamburg dhe Helsinki.
Nga pamjet e ndara të LKE’së, shihet numër i madh pjesëmarrësish që dëgjohen me thirrjet ‘’UÇK’’.
Postimet e LKE:
Edhe në HAMBURG të Gjermanisë diaspora shqiptare një zëri thotë: JO NË EMRIN TIM.
Gjithmonë me UÇK-në.
#LiriaKaEmër
Në HELSINKI të Finlandës protestohet kundër padrejtësisë ndaj liderëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.