Personat që nuk arrijnë në orar janë më të suksesshëm

Personat që vonohet në takim, nuk e bën për t’ju ofenduar. Thjesht, ka disa faktorë që ndikojnë në sjelljen e tyre.

Fun

24/01/2020 11:30

Shumë herë ndodh që të prisni për dikë me minuta që ndoshta kan zgjatur me orë, por ndodh që edhe ju të jeni ata që vonohen në takime, transmeton Gazeta Express.

Sipas studimeve, këta persona kanë prirjen për të qenë të suksesshëm, pasi gëzojnë disa karakterstika në veçanti.

Janë më krijues

Kanë nivel të lartë të inteligjencës dhe nuk kanë frikë të thyejnë rregullat apo të dalin jashtë kornizave.

Janë më optimist

Detaj kyç ky në rrugën drejt suksesit. Dorëzimin nuk e çojnë aspak ndërmend, çka i ndihmon në vazhdimin e rrugëtimit. Problemet për këta njerëz janë thjesht pengesa që do të kalohen.

Bëjnë shumë punë në të njejtën kohë

Nëse miku juaj po vonohet, dijeni se kjo nuk ka lidhje me dembelizmin. Ata thjesht mund të jenë duke u marrë me disa punë në të njejtën kohë. Kjo karakteristikë i ndihmon të shkëlqejnë në punën e tyre, edhe pse në jetën private kjo sjellje mund të mërzisë pak miqtë që e presin për t’u takuar.

Janë më të relaksuar

Niveli i ankthit tek këta persona është aq i ulët dhe kjo i bën ata t’i bëjnë ballë stresit, çka çon në gjetjen e zgjidhjeve për probleme të ndryshme, si dhe në një punë më prodhuese e me kualitet më të lartë.

Janë perfeksionistë

Studimet tregojnë se tendenca për të bërë gjithçka mirë ju vonon shumë, por nga ana tjetër rrit nivelin tuaj të punës nga ana cilësore. Nuk preferoni që punët të mbeten në gjysmë të rrugës, prandaj kujdeseni t’i përfundoni deri në detajin më të vogël. Jo më kot kjo kategori njerëzish përftojnë gjithmonë rritje në detyrë.