Përplasje të ashpra në Tiranë, një protestues i humb ndjenjat, qytetarët mundohen ta mbajnë në jetë

Një qytetar ka humbur ndjenjat dhe ndodhet i shtrirë në tokë, gjatë protestës në qendër të Tiranës. Sipas raportimit të gazetares së Top Channel nga vendngjarja, personi në fjalë ende nuk po jep shenja jete, ndërsa të pranishmit po bëjnë përpjekje dëshpëruese për t’i dhënë ndihmën e parë. Në pamjet e siguruara nga terreni shihen…

Lajme

17/10/2026 18:03

Një qytetar ka humbur ndjenjat dhe ndodhet i shtrirë në tokë, gjatë protestës në qendër të Tiranës.

Sipas raportimit të gazetares së Top Channel nga vendngjarja, personi në fjalë ende nuk po jep shenja jete, ndërsa të pranishmit po bëjnë përpjekje dëshpëruese për t’i dhënë ndihmën e parë.

Në pamjet e siguruara nga terreni shihen qytetarë dhe vullnetarë me doreza mjekësore që po përpiqen ta mbajnë në jetë.

Ngjarja vjen në një moment të tensionuar të tubimit, ku policia ndërmorri një aksion të gjerë për t’i larguar protestuest.