Përplasje në Kuvendin e LDK-së, ndërpritet debati dhe nis votimi për Abdixhikun
Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nis votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas fjalimit të Abdixhikut mediat nuk po lejohen të marrin pjesë në Kuvend. Ndërkohë KosovaPress ka mësuar nga burimet e veta se aty ka mbajtur një fjalim deputeti dhe anëtari i këtij kuvendi, Armend Zemaj, i…
Lajme
Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nis votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas fjalimit të Abdixhikut mediat nuk po lejohen të marrin pjesë në Kuvend. Ndërkohë KosovaPress ka mësuar nga burimet e veta se aty ka mbajtur një fjalim deputeti dhe anëtari i këtij kuvendi, Armend Zemaj, i cili ka numëruar dështimet e Abdixhikutn ë krye të LDK-së.
Aty ka reaguar edhe njëri nga delegatët e LDK-në nga Gjilani, i cili ka akuzuar të ‘pakënaqurit”, e LDK-së se po duan ta prishin shtëpinë e vet.
Megjithatë, iu është ndërprerë fjalimi duke marrë vendim që mos të ketë më shumë debat, port ë nis votimi, gjë që edhe po ndodh aktualisht. 327 delegatët po thirren me emër për të votuar në mënyrë të fshehtë.