Xheladini: LDK-ja kurrë s’ka votuar për shkarkimin e kryetarëve – As Dega e Dragashit nuk voton për shkarkimin e Abdixhikut
Kryetari i Komunës së Dragashit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini ka deklaruar se Dega e LDK-së në Dragash nuk do ta mbështesë shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Deklarata e tij u bë gjatë mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pritet të vendoset për fatin politik të…
Lajme
Kryetari i Komunës së Dragashit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bexhet Xheladini ka deklaruar se Dega e LDK-së në Dragash nuk do ta mbështesë shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Deklarata e tij u bë gjatë mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pritet të vendoset për fatin politik të Abdixhikut dhe nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të partisë.
“LDK-ja kurrë s’ka votuar për shkarkimin e kryetarëve. As Dega e Dragashit nuk voton për shkarkimin e Abdixhikut”, u shpreh ai, raporton gazeta10.