Malisheva gati për sfidën e madhe në Skoci, ky është formacioni startues kundër Hibernianit
Skuadra e Malishevës ka publikuar 11-shen startuese në ndeshjen kthyese kundër ekipit skocez, Hibernian, e vlefshme për fazën kualifikuese të Konferencë Ligës. Trajneri i Malishevës, Thomas Bradaric ka vendosur këtë 11-she në fushë: Avdyli, Veliu, Skovgaard, Kryeziu, Shani, Vitija, Ferati, Xhylani, Uka, Ibishi dhe Isgandarli, transmeton lajmi.net. Në ndeshjen e parë, Malisheva fitoi me rezultat…
Sport
Skuadra e Malishevës ka publikuar 11-shen startuese në ndeshjen kthyese kundër ekipit skocez, Hibernian, e vlefshme për fazën kualifikuese të Konferencë Ligës.
Trajneri i Malishevës, Thomas Bradaric ka vendosur këtë 11-she në fushë: Avdyli, Veliu, Skovgaard, Kryeziu, Shani, Vitija, Ferati, Xhylani, Uka, Ibishi dhe Isgandarli, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjen e parë, Malisheva fitoi me rezultat 2:0 kundër Hibernianit, ndeshje që u zhvillua në Prishtinë.
Golat ishin shënuar nga Uka dhe Nafiu./lajmi.net/