Perisic në Premierligë, por jo te Arsenali
Ivan Perisic megjithatë po largohet nga Interi me të përfunduar ky sezon.
Merkato
Ivan Perisic ishte shumë afër të largohet nga Interi qysh në afatin e janarit, ku Arsenal i kërkoi shërbimet e tij.
Por, kroati vendosi të qëndrojë te skuadra italiane deri në fund të këtij sezoni, për ta qartësuar më mirë të ardhmen, përcjell lajmi.net.
Perisic është bërë tani cak i Tottenhamit, që janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro për shërbimet e tij.
Kroati ka shënuar tri gola dhe dy asistime në 20 paraqitje për Interin në këtë sezon. /Lajmi.net/