Përfundon seanca në rastin Banjska, seancat e ardhshme në muajin shkurt

Ka përfunduar seanca gjyqësorë në rastin e tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë. Me të përfunduar kjo seancë, është marrë vendim që seanca e radhës të zhvillohet në tri data të tjera. Datat në të cilat do të zhvillohen këto seanca janë: 18,19 dhe 20 shkurt nga ora 09:30. Të akuzuarit për sulmin në…

Lajme

16/01/2026 11:42

Ka përfunduar seanca gjyqësorë në rastin e tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë.

Me të përfunduar kjo seancë, është marrë vendim që seanca e radhës të zhvillohet në tri data të tjera.

Datat në të cilat do të zhvillohen këto seanca janë: 18,19 dhe 20 shkurt nga ora 09:30.

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë deklaruar sot për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023.

Që të tre u deklaruan se nuk e pranojnë fajësinë për këto akuza.

Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë./Lajmi.net/