Përfundon pjesa e parë në “Diego Armando Maradona Stadium”, Napoli në avantazh ndaj Juves

Napoli është duke avancuar ndaj Juventusit në kuadër të Serie A.

Sport

13/02/2021 18:51

Edhe pse me mungesa të shumta, Napoli e përmbylli pjesën e parë me një paraqitje tejet solide ndaj Juventusit, transmeton lajmi.net.

Protagonisti kryesor i pjesës së parë, ishte padyshim, Amir Rrahmani i cili u gjend në zonë në min (30’) ku priste një krosim dhe u faulua nga Giorgio Chiellini.

Pas incidentit, gjyqtari shkoi tek ekrani, ku video-asistentët e përsëritën ngjarjen dhe ai vendosi për të dhuruar penalti në favor të Napolit, pasi e cilësoi ndërhyrjen e Chiellinit në Rrahmanin si të palejueshme.

Chiellini nuk u ndëshkua por penaltia u dhurua. Ishte kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, i cili konvertoi penaltinë në gol në min (31′).

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, Napoli 1-0 Juventus, skuadrat shkuan në pushime me këtë rezultat./Lajmi.net/