Përfundon pjesa e parë – Kosova në epërsi, goli i Asllanit me aromë amerikane

Kosova është duke fituar kundër Sllovenisë pas 45 minutave të para. Në minutën e 6-të, Fisnik Asllani arriti të shënoi një super gol, duke mos i dhënë mundësi fare portierit slloven, Jan Oblak, transmeton lajmi.net. Me rezultatet aktuale në grupin B, Kosova ka 10 pikë, kurse Zvicra 11, që është duke barazuar me Suedinë pas…

Sport

15/11/2025 21:31

Kosova është duke fituar kundër Sllovenisë pas 45 minutave të para.

Në minutën e 6-të, Fisnik Asllani arriti të shënoi një super gol, duke mos i dhënë mundësi fare portierit slloven, Jan Oblak, transmeton lajmi.net.

Me rezultatet aktuale në grupin B, Kosova ka 10 pikë, kurse Zvicra 11, që është duke barazuar me Suedinë pas 45 minutave.

Nëse mbesin këto rezultate, Kosova mund të synoj vendin e parë në “Fadil Vokrri” të martën dhe të kualifikohemi direkt në Kampionatin Botëror që zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada vitin e ardhshëm./lajmi.net/