Përfundon ndeshja: Dinamo Zagreb e mposht Shkupin minimalisht

Ka përfunduar ndeshja kthyese në mes të Dinamo Zagrebit dhe Shkupit, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimeve për në Champions League. Ndeshja e dytë u vendos nga një gol i Arijan Ademit në minutën e 46’ të ndeshjes, transmeton lajmi.net. Përballja e parë në mes të tyre përfundoi me rezultat 2-2 në Zagreb.…

Sport

26/07/2022 22:59

Ka përfunduar ndeshja kthyese në mes të Dinamo Zagrebit dhe Shkupit, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikimeve për në Champions League.

Ndeshja e dytë u vendos nga një gol i Arijan Ademit në minutën e 46’ të ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Përballja e parë në mes të tyre përfundoi me rezultat 2-2 në Zagreb.

Falë kësaj fitore, kroatët kalojnë tutje, anipse Shkupi bëri një paraqitje tejet dinjitoze në të dyja sfidat. /Lajmi.net/