Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar 45 minutat e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Sport

27/10/2020 14:51

Drita ka kaluar në epërsi në fundin e pjesës së parë ndaj Arbërisë, ku pas një goditje standarde të ekzektuar nga Xhevdet Shabani, topi shkoi drejt e në portë, me ndihmën e Bujar Shabanit (45′).

Bardhekaltërve paraprakisht iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje, me takimin që po zhvillohet në Obiliq.

Takimi mes Feronikelit dhe Llapit në pjesën e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.

Lojë e zbehtë në Drenas, me skuadrat që po tregon të kujdesshme në fazën defanzive. /Lajmi.net/