Përfundojnë pjesët e para: Napoli në avantazh ndaj Spartak Moskës, Lyoni po luan baras me Brondbyn

Janë duke u zhvilluara disa ndeshje interesante në Ligën e Evropës.

Sport

30/09/2021 19:41

Skuadra e Napolit po udhëheq 1-0 ndaj Spartakut të Moskës pas 45 minutave të para, shkruan lajmi.net.

‘Napolitanët’ e nisën për mrekulli ndeshjen pasi shënuan gol në min e 1’ përmes Elif Elmas.

Ekipi italian edhe në vazhdim ishte më e mirë por gjërat iu vështirësuan pasi në min e 30’ u ndëshkua me karton të kuq Mario Rui.

Skuadra ruse morri iniciativën në fund të pjesës së parë, megjithatë nuk arritën të gjejnë golin.

Mbetet të shihet nëse Napoli do arrijë të ruajë këtë rezultat edhe pjesën e dytë pasi do të luajë me një futbollistë më pak.

Në anën tjetër Lyoni i Xherdan Shaqirit po luan 0-0 ndaj Brondbyt, përkundër rasteve nga të dyja ekipet rrjetat nuk janë tundur ende.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që kanë nisur nga ora 18:45 në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/