Perez e ‘shqelmon’ yllin e madh nga Real Madridi

Po vazhdojnë përplasjet në stafin e Real Madridit.

Sport

11/03/2019 14:26

Real Madrid po kalon nëpër një periudhë të vështirë në histori të klubit të tyre, pasi janë të eliminuar nga të gjitha garat.

Kjo nuk është e tëra, pasi klubi spanjoll tani ka probleme edhe brenda stafit të tyre, përcjell lajmi.net.

Sergio Ramos ishte konfrontuar me Florentino Perezin, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ndërsa më vonë ishte zënë edhe me Marcelon.

Kjo situatë e krijuar nga kapiteni i skuadrës nuk do të mbetet pa u dënuar, andaj presidenti i Real Madridit dëshiron ta largojë atë.

Perez nuk do ta fal Ramosin, andaj do ta shet atë në afatin kalimtar veror. /Lajmi.net/