Perez: Casillas dhe Raul janë dy mashtruesit më të mëdhenj të Realit

Fiorentino Perez nuk është tifoz i Raulit apo Casillasit.

Sport

13/07/2021 10:22

Sipas “El Confidencial” Firoentino Perez është dëgjuar duke kritikuar rëndë dy legjendat e skuadrës, Iker Casillas dhe Raul Gonzalez në vitin 2006, gjë që shkaktoi edhe dorëheqjen e tij nga posti i presidentit të Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Gazeta spanjolle ka publikuar një bisedë të transkriptuar të Perezit në vitin 2006 ku kritikonte futbollistët.

Perez ishte dëgjuar duke kritikuar Casillasin duke thënë që nuk ka kualitet të jetë lojtar i Real Madridit dhe është një mashtrim.

“Casillas nuk është një portier për Real Madridin, çfarë dëshironi t’ju them? Ai kurrë nuk ka qenë i tillë”, tha ai.

“Ishte njëri nga dështimet më të mëdha që kemi pasur, një nga mashtrimet më të mëdha dhe pas tij është edhe Rauli.”, shtoi ai.

“Nuk e di përse e mbrojnë aq shumë (Casillasin), ata janë egoistë dhe nëse varesh nga ata do ta pësosh”, tha Perez.

“Këta dy lojtarë janë dy mashtrimet e më të mëdha të Realit”, përfundoi Firoentino Perez./Lajmi.net/