Përballje londineze edhe në merkato – Arsenal dhe Tottenham synojnë Lautaro Martinez

Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Sport

15/04/2022 10:59

Sipas Calcio Mercato.It, argjentinasi më shumë gjasë  do të largohet nga “zikaltrit”, me këta të fundit që synojnë të sjellin emra të rinj në skuadër.

24-vjeçari pati një sezon ulje-ngritje me Interin, megjithatë arriti ta gjente rrugën e golit plot 14 herë në Serie A, shkruan lajmi.net.

Për Arsenalin është i rëndësishëm plotësimi i boshllëqeve  që do të lihen me largimin e Alexandre Lacazette pas skadimit të kontratës në këtë verë, kurse “Spurs” tek argjentinasi po e shohin zëvendësuesin e Harry Kane që tashmë është i destinuar të largohet. /Lajmi.net/