Për shumë dhimbje, ilaqin e keni në pëllëmbë të dorës

A e keni ditur se ju mund të lehtësoni dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit vetëm duke e masazhuar pëllëmbën e dorës?

Lifestyle

08/08/2016 00:45

Kjo ndodh për shkak të faktit se ka lidhje nervore midis këtyre pikave dhe vendeve ku kemi dhimbje, transmeton lajmi.net

E gjitha që duhet të bëni është që pikën e caktuar në dorë ta shtypni lehtësisht për të ndjerë lehtësim në vendin ku ju dhemb:

Baza e gishtit të madh: 

Ju mund të lehtësoni kollën, frymëmarrjen dhe funksionin e gjëndrave tiroide duke e shtypur lehtësisht këtë pjesë.

Gishti i madh: 

Duke e masazhuar gishtin e madh ju mund të lehtësoni depresionin, ankthin dhe dhimbjet në stomak. Pra, nëse jeni duke ndjerë dhimbje stomaku, dhimbje koke, probleme të lëkurës ose jeni duke u ndjerë keq emocionalisht, provoni ta shtypni gishtin tuaj të madh.

Gishti tregues: 

Kjo pikë ju ndihmon nëse keni probleme me veshkë apo fshikëz dhe nëse ju jeni duke përjetuar frikë, konfuzion apo zhgënjim gjithashtu mund të merrni një ndihmë. Gjithashtu, jo pak efikase është treguar edhe për dhimbjet e muskujve.

Gishti i mesëm:

Për qarkullimin e gjakut, vizion, dhimbjet menstruale dhe migrenën mund të gjeni mbështetje tek gishti juaj i mesëm. Gjithashtu, ndihmon edhe në tejkalimin e nervozës.

Gishti i unazës: 

Ju mund të stimuloni funksionin e mushkërive dhe zorrës së trashë nepërmjet kësaj pike.

Gishti i vogël: 

Nepërmjet shtypjes së kësaj pike ju mund të ndihmoni dhimbjet e fytit dhe problemet e zemrës.

Qendra e pëllëmbës: 

Ndihmon në menagjimin e stresit, problemet në tretje dhe dhimbjet e barkut.

Pjesa me mish e pëllëmbës:

Luan rol të rëndësishëm në balancimin e hormoneve dhe problemet e zemrës./lajmi.net