Pep Guardiola në mbështetje të Marcelo Bielsa: I uroj të gjitha të mirat në të ardhmen

Pas shkarkimit të Marcelo Bielsa nga Leeds United në mbështetje të tij doli edhe Pep Guardiola.

Sport

01/03/2022 15:29

Rezultatet jo të mira që Leeds United po kalonte ndikuan në largimin e trajnerit të tyre, por në mbështetje të tij doli Pep Guardiola.

Ai tha se nën drejtimin e Bielsas, Leeds kishte sezon spektakolar dhe ai do të mbetet në histori të skuadrës.

“Ndikimi i tij është masiv. Fatkeqësisht të gjithë trajnerët u nënshtrohen rezultateve dhe ndoshta nuk ishin të mira, por periudha e tij te Leeds ishte spektakolare dhe i uroj atij të gjitha të mirat në të ardhmën”, ishin fjalët e Pep për argjentinasin, përcjell lajmi.net.

Në krye të Leeds United tani është emëruar amerikani Jesse Marsch./Lajmi.net/