Peja përjashtohet nga Superliga

KB Peja është përjashtuar nga superliga dhe nga sezoni i ardhshëm do të detyrohet që të luajë në Ligën e Parë.

Sport

19/05/2015 19:30

Gjithë investimet e bëra viteve të fundit, KB Pejës i kanë shkuar huq.

Klubi pejan sot u përjashtua nga garat e ETC Superligës, transmeton Gazeta Express.

Verdhezinjtë janë dënuar me 3000 euro dhe largim nga Superliga, teksa stinorin tjetër ata duhet të luajnë në Ligën e Parë.