PDK përkujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e rënies: Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë. Përmes një postimi në Facebook, PDK-ja ka nderuar figurën e Bunjakut, i cili u vra më 24 shtator 2023 në krye të detyrës, gjatë sulmit në Banjskë. “E përjetshme qoftë lavdia për Heroin…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë.
Përmes një postimi në Facebook, PDK-ja ka nderuar figurën e Bunjakut, i cili u vra më 24 shtator 2023 në krye të detyrës, gjatë sulmit në Banjskë.
“E përjetshme qoftë lavdia për Heroin Afrim Bunjaku!”, ka shkruar PDK-ja.
Në mesazhin e saj, partia e ka cilësuar Bunjakun si “Heroin e Kosovës”, duke theksuar se sakrifica e tij përfaqëson guximin, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun.
“Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë”, thuhet në postimin e PDK-së. /Lajmi.net/