Kapet me mallra të kontrabanduara në Leposaviq, arrestohet shtetasi i Serbisë

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në fshatin Bare të Leposaviqit, në afërsi të vijës kufitare me Serbinë. Rasti ka ndodhur më 24 shtator, gjatë kontrolleve të shtuara nga njësitë e Departamentit për Kufi, me qëllim parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare. Në automjetin e lartcekur, me shofer shtetas të…

Lajme

24/09/2026 11:51

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në fshatin Bare të Leposaviqit, në afërsi të vijës kufitare me Serbinë.

Rasti ka ndodhur më 24 shtator, gjatë kontrolleve të shtuara nga njësitë e Departamentit për Kufi, me qëllim parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare.

Në automjetin e lartcekur, me shofer shtetas të Serbisë, janë hasur mallra të kontrabanduara si në vijim:

34 pako x 50 shteka me cigare të llojeve të ndryshme;

50 shteka me cigare të një lloji tjetër.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit, iniciohet rasti “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare”, ku personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa malli i kontrabanduar i është nënshtruar procedurave të mëtejme.