Payet mund të dënohet rëndë, dalin pamjet kur godet trajnerin e ekipit kundërshtar
Marseille humbi 1:2 ndaj Lens në derbin e xhiros së fundit të kampionatit francez pak ditë më parë. Rezultati i asaj ndeshje ndikoi drejtpërdrejt në ndryshimin e pozicioneve të të dyja skuadrave në renditje, kështu që Lens tani është i dyti dhe Marseille në vendin e tretë në Ligue 1. Gjatë ndeshjes ka ndodhur një…
Sport
Marseille humbi 1:2 ndaj Lens në derbin e xhiros së fundit të kampionatit francez pak ditë më parë.
Rezultati i asaj ndeshje ndikoi drejtpërdrejt në ndryshimin e pozicioneve të të dyja skuadrave në renditje, kështu që Lens tani është i dyti dhe Marseille në vendin e tretë në Ligue 1.
Gjatë ndeshjes ka ndodhur një incident, i cili është regjistruar nga kamerat.
Para se gjyqtari i ndeshjes, Clement Turpin, t’i tregonte kartonin e kuq ndihmës trajnerit të Lens, Yannick Cahuzac, ndodhi një përplasje që nxiti reagimin e tij për përjashtimin.
Dimitri Payet, ylli i skuadrës së Igor Tudor, i cili po shikonte se çfarë po ndodhte në atë moment, u ngrit nga stoli, u debatua me Cahuzac dhe më pas e goditi me shuplakë.
Trajneri i Lens, Franck Haise, kërkoi menjëherë reagimin e gjyqtarit dhe përjashtimin e Payet.
Ai jo vetëm që nuk mori asnjë ndëshkim, por më vonë hyri në fushë dhe shënoi golin e vetëm të Marseilles në këtë ndeshje./Lajmi.net/