Pato në drejtim të QPR-s
Skuadra nga Premier Liga, Queens Park Ranger është duke kërkuar të arrijë një marrëveshje për ta rikthyer në Europë, sulmuesin brazilian, Alexandre Paton.
Sport
Raportohet se Queen Park Ranger është duke kërkuar të huazojë sulmuesin brazilian, Alexandre Pato nga skuadra e Corinthians.
25 vjeçari shihej si njëri ndër talentët më të mirë në Europë para disa viteve, mirëpo lëndimet e shumta kanë bërë që karriera e tij të shuhet mjaft shumë.
Derisa ishte te skuadra e Milanit, Pato ka arritur të shënojë plotë 51 gola në 117 paraqitje, duke bërë një bujë të madhe nëpër skuadrat e mëdha europiane, të cilët kërkonin shërbimet e tij.
Pato është në pronësi të skuadrës së Corinthians, mirëpo luan si i huazuar te Sao Paulo. Kontrata e tij me skuadrën braziliane përfundon në fund të vitit, ndërsa QPR kërkon ta rikthejë atë në Europë gjatë janarit.