Pato: Mund të transferohem te Interi
Ish-ylli i Milanit, Alexandre Pato ka konfirmuar se mund të transferohet te skuadra Nerazzure, Interi.
Sport
Pato ka thënë se mund të transferohet te Interi, duke i përshkruar Nerazzurët si një skuadër të shkëlqyer.
“Inter? Ata janë një skuadër e shkëlqyer. Në futboll, asgjë nuk dihet. Mund të transferohem atje”, tha Pato për Sky Sport24.
“Në periudhën time finale te Milani, unë nuk kam arritur të luaj as dy ndeshje radhazi”, përfundoi braziliani.