Hoxhë Osman Musliu bëri të ditur se është regjistruar zyrtarisht si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
“Do të mundohem t’ia jap hakun këtij amaneti, me punë të ndershme, me fjalë me peshë dhe me përfaqësim dinjitoz”, shkroi ai.
Shkrimi i tij:
Dje me 03.08.2026 u regjistrova zyrtarisht si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Falënderoj secilin që ma besoi votën dhe secilin që mendoi se zëri im mund të jetë zëri i tyre në Kuvend. Do të mundohem t’ia jap hakun këtij amaneti, me punë të ndershme, me fjalë me peshë dhe me përfaqësim dinjitoz.
Zoti iu nderoftë të gjithëve e dalshim faqebardhë!