Kurti arrin në Kuvend për t’u takuar me Abdixhikun: Ne kemi mjaftueshëm mbështetje sa i përket Kuvendit dhe Qeverisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ai pas pak do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net. “Ne i kemi mjaftueshëm mbështetjen sa i përket Kuvendit dhe Qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për çështjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ai pas pak do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
“Ne i kemi mjaftueshëm mbështetjen sa i përket Kuvendit dhe Qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për çështjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca por edhe opozita.”, tha Kurti ndër të tjera para gazetarëve.
Ky takim do të zhvillohet në kuadër të negociatave për arritjen e një marrëveshje koalicioni për çështjen e Qeverisë dhe Presidentit.
Me 6 gusht është caktuar data për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./lajmi.net/