Pasi e eliminoi nga Liga e Kampionëve, Neres ka një tjetër ‘goditje’ për Vinicius

Ylli i Ajax Amsterdam, David Neres po kthehet në një makth për yllin e Real Madrid, Vinicius JR.

Sport

08/03/2019 23:41

Neres ka pranuar ftesën nga kombëtarja e Brazilit, për të zëvendësuar anësorin e Real Madrid, pasi ky i fundit ka pësuar një lëndim në gju, transmeton lajmi.net.

Ylli i Ajax pritet që të bëjë debutimin e tij me skuadrën e parë të Brazilit, pasi pranoi thirrjen nga selektori.

22 vjeçari ka pasur një sezon shumë produktiv me skuadrën e Ajax, duke shënuar tri gola dhe shtuar tetë asistime në Eredivisie.

Në kuadër të Ligës së Kampionëve ai ka kontribuuar me një gol dhe dy asistime. Një nga paraqitjet më të mira në këtë garë e pati pikërisht kundër skuadrës së Vinicius. /Lajmi.net/