Pas sulmit ndaj qytetarit, PSD rikthen videon e Bulliqit ku paralajmëron ‘bisht sakice’

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, e ka rikthyer në vëmendje videon kur Shpejtim Bulliqi gjatë fushatës elektorale në Llap paralajmëronte se kundërshtarët e tij do t’i godasë me “bisht sakice”.

Lajme

10/02/2021 14:39

Përmes një postimi në Facebook, Nushi ka thënë se Bulliqi sot e ka realizuar premtimin e parë, duke iu referuar videos së publikuar në media ku kryetari i Podujevës shihet duke e sulmuar një qytetar.

Postimi i plotë:

Kur ndryshimi të kapë për fyti!

Shpejtim Bulliqi realizoi sot premtimin e pare. Ai pati premtuar qe kundershtaret politike te goditen me “bisht sakice”.