Pas sulmit fizik, Mossi e paralajmëron Burim Pacollin: Nuk do të jesh asnjëherë i mbrojtur kur flet keq për punën e tjetrit

Reperi Gramos Krasniqi, i njohur me emrin artistik Mossi, i cili së bashku me disa persona të tjerë sulmuan fizikisht gazetarin Burim Pacolli, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Instagram. Artisti ferizajas është lëshuar në kërcënime të reja të hapura ndaj gazetarit. Në shkrimin e tij, Mossi justifikon veprimet e tij. Në fund po…

ShowBiz

02/03/2026 23:15

Reperi Gramos Krasniqi, i njohur me emrin artistik Mossi, i cili së bashku me disa persona të tjerë sulmuan fizikisht gazetarin Burim Pacolli, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Instagram.

Artisti ferizajas është lëshuar në kërcënime të reja të hapura ndaj gazetarit.

Në shkrimin e tij, Mossi justifikon veprimet e tij.

Në fund po ashtu ka kërcënuar Pacollin se nuk do të jetë i mbrojtur asnjëherë.

Postimi i plotë i Mossit (pa ndërhyrje):

“Ni gazetari profesionist nuk i takon me marr personale punen qe e bon.

Kur dikush nuk osht i gatshem me bo ni podcast ose interviste nuk domethon me fol keq pa ndal per punen e tjetrit qe aj e bon me shum mund, une nuk e di qe ka naj gazetar qe kryn shkoll per muzike edhe ka drejt me kritiku me ndiku ne fansat e dikujt pa nevoje se gazetari duhet mu marr me pune shtetrore, mjekesore pune publike qe i interesojn qytetarve, une nuk e di naj gazetar qe ka shkolle muzike edhe qe merr vesh rreth muzikes edhe i takon me fol per ket pune.

Po edhe nese merr vesh rreth muzikes kur kritikon 1 her 2 ose 3 her eshte me se e mjaftueshme edhe e kuptueshme per te gjith.

Duhet mi jep kohe muaj ose edhe vit tjetrit qe ta kritikosh perseri jo ne gjdo projekt hala pa dal mire, se ashtu eshte shum tepert edhe personale.

Na e bojna ket pune me shum pasion edhe e bojna veq per fansat qe kan shum vjet qe na ndjekin edhe pranojme kritikat e tyre edhe e dime kur jon jo personale gjithmone qe ne fakt nuk ka jane 0 ne numer te komentet youtube etj.

Kur komentet negative ne youtube n’gjdo kong jon 0 dhe pozitivet jan 300+ komente gjithmone edhe ti ne gjdo projekt te artistit mundohesh ta ulesh projektin e punuar me shum mund edhe vet artistin ajo do te thot qe osht personale (sen qe se ki fsheft).

Edhe kur u takum the une nuk te marr seriozisht per vrejtjen qe po ma terhjek e ti mendove si nje gazetar qe je ti je i paprekshum dhe i mbrojtur munesh me fol keq edhe me ul tjetrin sa here tjetri poston klip veq pse ka vendos nihere mos me pas interviste ose podcast gja tcilen sosht qe kom bo najher dikun tjeter e te ti jo qe me tmet hatri e me marr kaq personale po nuk ki m e kon asnjeher i mbrojtur perderisa flet keq per punen e tjetrit prej te cilit ai jeton, pa ndalim dhe pa nevoje”.