Pas sjelljeve të pahijshme ndaj Lowry, dënohet zyrtari i Warriors

Seria finale e ‘Play Off’ në NBA po del të jetë një nga më spektakolaret viteve të fundit.

Sport

06/06/2019 19:16

Toronto Raptors janë në rrugë të mirë që të thyejnë dominimin e Golden State Warriors, pasi tashmë kanë marrë kryesimin 2:1 në serinë finale.

Me mungesat e Klay Thompson dhe Kevin Durant, kampionët në fuqi e kishin të pamundur të bënin ballë ndaj Raptors.

Edhe më e keqe u bë situata kur investitori i klubit, Mark Stevens, bëri disa gjeste të pahijshme ndaj yllit të veriorëve, Kyle Lowry, përcjell lajmi.net.

Pas këtyre ngjarjeve, Stevens nuk do të jetë i pranishëm në asnjërën prej ndeshjeve të mbetura finale në finalet e viti 2019. /Lajmi.net/