Pas raportimit të lajmi.net, Policia e Kosovës interviston Arianit Sllamnikun
Një hulumtim i realizuar prej kohësh nga gazetarët e lajmi.net nxori në pah një situatë tejet shqetësuese të krijuar në mes shumë prindërve dhe një personazhi në Gjilan. Bëhet fjalë për Arianit Sllamnikun, i cili në shumë raste bënte deklarata të çuditshme që sipas tij shëron problemet shëndetësore, e në mesin e tyre edhe ato…
Lajme
Një hulumtim i realizuar prej kohësh nga gazetarët e lajmi.net nxori në pah një situatë tejet shqetësuese të krijuar në mes shumë prindërve dhe një personazhi në Gjilan.
Bëhet fjalë për Arianit Sllamnikun, i cili në shumë raste bënte deklarata të çuditshme që sipas tij shëron problemet shëndetësore, e në mesin e tyre edhe ato që lidhen me pjesën neurologjike tek fëmijët.
Edhe pse mjekësia e shkenca në botë thotë se të prekurit me spektrin e autizmit duhet trajtuar dhe se s’ka shërim, Sllamniku deklaron se “ai shëron autizmin”.
E krejt kjo situatë u bë edhe më e rëndë kur në fakt doli se Sllamniku përdorë terapi apo thënë qartë barëra të kafshëve, në drejtim të pacientëve.
Ai në fakt u shkruan raportet me këto barna, e me përbërje të tjera- që më pas të njëjtit t’i përdorin ato e të nxjerrin jashtë “parazitët”.
Krejt kjo çështje nga lajmi.net vazhdimisht është përcjellur në komunikim me instancat e rendit, gjë që çoi më pas edhe në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë e KOMFF-it.
“Mundë të ju konfirmojmë se në lidhje me çështjen për të cilën janë adresuar pyetjet tuaja, ju njoftojmë se është i plotësuar një shënim zyrtar dhe është duke u trajtuar në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse”, ishte thënë fillimisht në përgjigjen e policisë.
Ndërsa sot burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Sllamniku është intervistuar në lidhje me këto raportime.
Kurse zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani nuk ka dhënë detaje, derisa tha se mund ta konfirmoj se Policia po merret me rastin në koordinim me Prokurorinë dhe institucionet e tjera.
“Mund të ju konfirmojmë se në lidhje me rastin për të cilin keni pyetur, ky rast është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet tjera përkatëse. Për vazhdimin e hetimeve lidhur me këtë rast do të ju njoftojmë me kohë”.
Kurse nga Ministria e Shëndetësisë u tha se ka ndjekur me shqetësim raportimet lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm.
https://www.facebook.com/share/v/16tKLC6iMc/