Pas kritikave të shumta ndaj Neuer, i del në mbrojtje Lloris
Reprezentuesi i Gjermanisë, Maneule Neuer, është bërë cak i shumë kritikave.
Sport
Pas humbjeve të fundit të “panzerëve”, performancat e portierit të Bayern po vihen në pikëpyetje, përcjell lajmi.net.
Matthaus ishte i fundit që kishte këshilluar trajnerin Loë, duke thënë se është Ter Stegen ai që duhet të startojë para Neuer.
Sipas tij, pas lëndimit të pësuar, numri 1 i gjermanëve nuk ka më aftësitë që kishte dikur.
Megjithatë, së fundmi, në mbrojtje të gardianit të bavarezëve është vënë Hugo Lloris.
Francezi mendon se Neuer është ende më i miri në botë.
“Bazuar në çfarë ka bërë për bavarezët dhe gjermanët, ky diskutim nuk është i drejtë. Ai është ende në nivele të larta dhe një portier fenomenal” ishin fjalët e anëtarit të Tottenham.
Duket se Hugo Lloris e admiron reprezentuesin e Gjermanisë. /Lajmi.net/