E keqtrajtoi qenin: Policia arreston të dyshuarin

Para disa ditëve ka qarkulluar një video bizare, ku shihej një person duke keqtrajtuar një qen të vogël. Policia në raportin 24 orësh, kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Rr. Studenti, Prishtinë 29.04.2024 – 10:00.  Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të…

Lajme

04/05/2024 08:42

Para disa ditëve ka qarkulluar një video bizare, ku shihej një person duke keqtrajtuar një qen të vogël.

Policia në raportin 24 orësh, kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Studenti, Prishtinë 29.04.2024 – 10:00.  Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” /Lajmi.net/