Pas fitores së Interit, derbi i Madonninës në tavolinë

Inter kualifikohet tutje në çerekfinale të Kupës së Italisë pas fitores 2-1 ndaj Fiorentinas.

Sport

13/01/2021 17:34

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat të barbartë 1-1, mirëpo më pas në kohën shtesë Interi arriti që të realizoi edhe një gol tjetër përmes Romelu Lukakut.

‘Neroazurët’ dominuan ndeshjen dhe gjithashtu kishin më shumë raste sesa Fiorentina, me ç’rast në fund edhe u kualifikuan tutje, transmeton lajmi.net.

Kjo fitore nënkupton se në çerekfinale do të kemi derbin e Madonninas mes AC Milan dhe Interit më 27 janar./Lajmi.net/