Pas blerjeve po fillojnë largimet – Arsenali gati ta çojë në huazim Tavarezin
Arsenali është gati t’i dëgjojë ofertat për mbrojtësin anësor, Nuno Tavarez. “Topçinjtë” po mendojnë që ta huazojnë lojtarin për një sezon, përpara se të vendoset se a do të jetë pjesë e planit afatgjatë apo jo, transmeton lajmi.net. Mbrojtësi ka ngjallur interesimin e Atalantas të cilët shohin potencial te portugezi. Lojtari nuk po arrin assesi…
Sport
Arsenali është gati t’i dëgjojë ofertat për mbrojtësin anësor, Nuno Tavarez.
“Topçinjtë” po mendojnë që ta huazojnë lojtarin për një sezon, përpara se të vendoset se a do të jetë pjesë e planit afatgjatë apo jo, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi ka ngjallur interesimin e Atalantas të cilët shohin potencial te portugezi.
Lojtari nuk po arrin assesi të shkëlqejë me londinezët, duke bërë paraqitje jo të kënaqshme në sezonin që lamë pas.
Ndonëse u cilësua si një zëvendësues ideal i Kieran Tierney (në rastet kur ky i fundit mungon), 23-vjeçari ishte larg pritshmërive. /Lajmi.net/