Pas Berishës, lëndohet edhe Zeneli

Valon Berisha është duke u rikuperuar nga lëndimi, ndërsa Arbër Zeneli ka pësuar një lëndim në muskuj, këtë e ka konfirmuar Reims.

Sport

23/01/2021 18:57

Skuadra frandeze, Reims, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Brest, ku nuk figurojnë lojtarët kosovarë, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, transmeton lajmi.net.

Valon Berisha është duke u rikuperuar nga lëndimi, dhe nuk është i gatshëm për ndeshje ende. Ndërsa Zeneli, është lënduar dhe nuk mund të paraqitet ndaj Brest.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi francez përmes uebfaqes së tyre. Zeneli ka pësuar një lëndim në muskuj dhe nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e lëndimit./Lajmi.net/