Akil Gjakova mposhtet qysh në raund të dytë në Kampionat Evropian

Xhudisti ynë, Akil Gjakova është mposhtur qysh në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova u mposht në raundin e dytë nga xhudisti nga Bullgaria, Mark Hristov, raporton KosovaPress. Akili e nisi me fitore raundin e…

Sport

26/04/2024 13:02

Xhudisti ynë, Akil Gjakova është mposhtur qysh në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova u mposht në raundin e dytë nga xhudisti nga Bullgaria, Mark Hristov, raporton KosovaPress.

Akili e nisi me fitore raundin e parë të këtij Evropiani, duke e mposhtur sllovenin Martin Hojak, ndërsa në të dytin e pësoi nga bullgari Mark Hristov.