Pas Arsenalit, Brighton ia “pret rrugën” edhe Tottenhamit

Brightoni ka mposhtur 1 – 0 Tottenham Hotspurin në xhiron e 34 të Premier League.

Sport

16/04/2022 15:28

Ishte minuta e 90’ kur Troussart shënoi për 1-0.

Pos rezultatit, Brighton ishte më e mirë se Spurs edhe statistikisht, duke pasur posedim më të madh të topit dhe goditje të shpeshta drejt portës së Hugo Lloris, shkruan lajmi.net.

Me këtë humbje, Tottenham veçse ia vështirëson edhe më shumë punët vetes për një vend në top4, ndërsa Brighton, po vazhdon t’ua “presë rrugën” skuadrave të mëdha. /Lajmi.net/