Parkon veturën në mes të rrugës, i japin leksion shoferit
Dy burra kishin vendosur t’i japin leksion shoferit të një veture që e kishte parkuar në një vend të ndaluar.
Fun
Siç shihet në videon amatore të filmuar në rrugën Alum Rock të Birminghamit në Angli njëri nga dy burrat mbante drurin dhe tjetri ngiste ekskavatorin me të cilin e lëvizte veturën e parkuar, transmeton lajmi.net.
Vetura, sipas medieve të huaja, ishte ndalur në mes të dy vijave të verdha të pandërprera, që tregon se rreptësisht ndalohet parkimi dhe ndalja.
Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë. /Lajmi.net/