Paredes arrin marrëveshje me Juventusin

Leandro Paredes ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e tij në “Allianz Stadium” këtë verë. Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari tashmë është pajtuar për të kaluar në Serie A, transmeton lajmi.net. Argjentinasi aktualisht është duke e pritur një marrëveshje në mes të klubeve, në mënyrë që kjo lëvizje të ndodhë…

Sport

12/08/2022 08:46

Leandro Paredes ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e tij në “Allianz Stadium” këtë verë.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari tashmë është pajtuar për të kaluar në Serie A, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi aktualisht është duke e pritur një marrëveshje në mes të klubeve, në mënyrë që kjo lëvizje të ndodhë sa më shpejt.

Paredes aktualisht është lojtar i Paris Saint Germain, mirëpo duket se nuk do të jetë edhe për shumë kohë, pasi është i destinuar që të përfundojë në Itali. /Lajmi.net/