Pamje brutale nga anash ringut tregojnë forcën e vërtetë të goditjeve të Fury

Tyson Fury dhe Deontay Wilder kanë zënë sot vend në të gjitha ballinat e medieve kryesore në Evropë.

Sport

23/02/2020 13:42

Dueli për titullin e kampionit të WBC ka kapur vëmendje të madhe dhe vazhdon të jetë temë diskutimi performanca spektakolare e Tyson Fury, i cili ushtroi një dominim absolut mbi Deontay Wilder.

Fury nokautoi dy herë amerikanin para se ta mbyllte ndeshjen me nokaut teknik, për të siguruar titullin.

Sigurisht, goditjet dukeshin të rënda, por disa pamje të publikuara nga anash ringut tregojnë edhe më qartë forcën e atyre goditjeve të britanikut.

https://twitter.com/DavyTrengove/status/1231505951087374339?s=20

Se sa të forta ishin goditjet e ‘Gypsy King’ tregon edhe fakti që Deontay Wilder u dërgua në spital, pasi daullja e veshit i kishte plasur.

Para meçit, Wilder insistonte se Fury ka goditje që ngjasojnë si goditjet me jastëk. /Lajmi.net/