Palestra Multisportive në Hajvali, Çeku-Ramës: Mos gënje, Komuna e Prishtinës nuk ndërmori asnjë hap për ta plotësuar kërkesën e FBK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka reaguar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës në lidhje me deklaratën e tij për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike. Rama ka shkruar në Facebook se “lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asamblistët e Vetëvendosjes. Në seancën e fundit (04.12.2024), kjo…

Lajme

06/01/2025 13:07

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka reaguar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës në lidhje me deklaratën e tij për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike.

Rama ka shkruar në Facebook se “lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asamblistët e Vetëvendosjes. Në seancën e fundit (04.12.2024), kjo bllokadë u shoqërua me shkatërrim të pronës publike dhe ndërhyrje të policisë! Komuna e Prishtinës ka planifikuar ndërtimin e palestrës si pjesë të një kampusi sportiv në Bernicë, me projekte të plota urbanistike dhe përpjekje të vazhdueshme për miratim”. 

Për këtë, Çeku ka thënë se Rama po gënjen pasi sipas tij lokacioni i dakorduar nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Basketbollit për realizimin e Palestrës Multisportive gjendet në Hajvali, pranë Qendrës Nacionale të Futbollit dhe nuk ka të bëj fare me lokacionin ku dëshirojnë ata ta realizojnë projektin e kampusit sportiv në Bernicë, përkatësisht Fshatin Olimpik.

“Gjatë tërë vitit 2024 Komuna e Prishtinës nuk ndërmori asnjë hap për ta konkretizuar zotimin tuaj dhe plotësuar kërkesën e FBK-së.
Me gënjeshtra nuk ecet përpara. Nëse jeni serioz, dërgojeni vendimin në Kuvendin e Komunës për lokacionin që jeni dakorduar me FBK-në duke mundësuar kështu realizimin e plotë të projektit nga MKRS. PS. Nga grupi i VV më thanë që do të votojnë PËR. Dërgoje!”, ka shkruar Çeku në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: